Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në SHBA, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me profesorin amerikan të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme, Daniel Serwer.
Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se me Serwerin diskutuan për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.
“Anagazhimi me dekada i prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria insitucionale si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë per të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...