Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj pas vizitës përmes një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore. I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet. Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info/
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...