Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim udhëheqjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të kryesuar nga Hysni Gucati.
Gjatë takimit u diskutuan shqetësimet dhe kërkesat e kësaj kategorie, të cilët Haradinaj i cilësoi si më meritorët për lirinë e Kosovës.
“Siç kam qenë përherë pranë tyre, unë dhe Aleanca mbetemi në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime, në funksion të së drejtës dhe dinjitetit që u takon,” tha Haradinaj.
Ai theksoi se shteti i Kosovës, i ndërtuar mbi sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka detyrim moral dhe institucional ndaj luftëtarëve të lirisë, të rënëve dhe familjeve të tyre./Arbresh.info/
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes...
Ballkani – Dukagjini, publikohen formacionet zyrtare
Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
KGJK e cakton për 14 prill mbledhjen e radhës, në rend dite ...
Llapi – Ferizaj, publikohen formacionet zyrtare
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...