Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Dukanovic.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, gjatë takimit është biseduar rreth marrëdhënieve të dy vendeve, derisa kanë folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilën kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes finale ligjore obligative me Serbinë, që do të thotë njohje reciproke”, thuhet në komunikatë.
Presidenti Dukanovic vlerësoi se thellimi i bashkëpunimit në fushat që ndikojnë në zhvillim ekonomik, është në interes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Përveç kryeministrit, në këtë takim i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...