Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se me presidentin Begaj kanë pasur një bisedë të hapur e vëllazërore.
“Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shtuar se bashkëpunimi mes dy vendeve dhe sinqeriteti në raport me aleatët e sigurisë është jetik si asnjëherë më parë.
“Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar.
Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më parë”, ka përfunduar Haradinaj. /arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran