Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj” bashkatdhetarë me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndihma e diasporës ishte e pakursyer në momentet më të rëndësishme, përcjell Arbresh.info.
“Diaspora jonë ka dhënë mbështetje të pakursyer në momentet më të rëndësishme, si në përpjekjet për çlirim dhe në shtetndërtim”, shkroi Haradinaj.
Tutje ai shtoi se bashkatdhetarët tanë i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që ata jetojnë.
“Sot, në Shtëpinë Bjeshkatare “Shkëlzen Haradinaj”, kisha kënaqësinë që të takoj bashkatdhetarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje. Një rast i mirë po ashtu që të bashkëbisedoj me shumë prej tyre, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës kudo që jetojnë, duke e lartësuar identitetin tonë. Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut!”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...
DnV kundërshton vendimin e Osmanit për anëtarët e KQZ-së
Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beograd, Berisha: Të liro...
Hiqet kufizimi për kualifikimet arsimore në pensionet kontri...
Peci: Unë rekomandova që billbordi i Thaçit dhe Veselit mos ...