Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me aktivistë të fushatës “Besa Besë”, të kryesuar nga Burim Piraj.
Haradinaj tha se gjatë kohës kur ka qeverisë ai rëndësi të veçantë i ka kushtuar prodhimeve vendore.
“Gjatë qeverisjes sime rëndësi të veçantë i kemi kushtuar fuqizimit të prodhimeve “Made in Kosovo”. Taksa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe, ndikoi pozitivisht në inkurajimin e prodhuesve vendorë për rritje të prodhimit dhe të potencialit të tyre. Në këtë frymë, kisha kënaqësinë në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës t’i pres aktivistët e fushatës “Besa Besë”, kryesuar nga Burim Piraj, të cilët me aktivitetin e tyre po arrijnë sukses në vetëdijësimin e qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj shtoi se duke fuqizuar prodhuesin vendorë, forcojmë shtetin tonë. Përveç që janë burim i krijimit të vendeve të punës, ata janë kontribuesit më të mëdhenj për ekonominë e vendit, andaj meritojnë përkrahjen tonë të parezervë./arbresh.info
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...