Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.
Haradinaj, bëri të ditur se me Malajn kanë biseduar për zhvillimet e fundit dhe sfidat e Kosovës që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike.
“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë, me Ambasadorin Malaj diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”, shkroi Haradinaj.
“Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj”./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...