Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë iu është adresuar mediave.
Ai është përgjigjur lidhur me kufijtë e Kosovës dhe për projektligjin për FSK-në.
Haradinaj ka thënë se nuk është e drejtë të flasim për kufijtë pa mandat, qoftë nga parlamenti a institucionet e tjera.
“Nuk besoj që Thaçi mu ka referu mu. Detyra jonë është të mbrojmë kushtetutën, tërësinë territoriale e sovranitetin. Nuk është e drejtë të flasim për kufijtë pa mandate, qoftë nga parlamenti a institucionet e tjera. Jam i bindur që synimi i marrëveshjes përmes korrigjimit është kthim prapa, nga destabizilizimi e tragjeditë e mundshme”, ka theksuar Haradinaj, raporton Indeksonline.
Ndërsa, për transformimin e FSK-së në ushtri ai ka thënë se ka përkrahjen e partive opozitare dhe se kur t’i vjen radha projektligji do të del para deputetëve në Kuvend./Indeksonline/
Ankohet qytetari: Çmimi në raft më i ulët, në arkë më i lart...
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...
Yamal i bashkohet disa fëmijëve në një ndeshje futbollit gja...