Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, se ideja e propozuar sot nga lideri I VV-së, Albin Kurti, për shërbim të detyrueshëm është i vjetruar dhe se një person I cili nuk ka luftuar, mund të mendoj një gjë të tillë.
“Kosova e ka ushtrinë e vet profesionale me standarde te NATO’s, e trajnuar dhe e përgatitur për të gjitha sfidat që e presin, po ashtu e ka komponenten rezervë që është e paraparë të mobilizohet në rast nevoje”, ka thënë ai.
Po ashtu ai ka drejtuar pyetje Kurtit duke I thënë se si do t’ia bëjnë fëmijët e tij për këtë gjë, shkruan arbresh.info
“Ideja për shërbim të detyrueshëm është e vjetër, ndoshta dikush që nuk e mori pushkën por zgjodhi burgun dhe mundet me mendu një gjë të tillë, populli ynë ka të drejtë të dijë se si do t’ia bëj z.Kurti me familjarët e tij? Vlerat kombëtare që Kosova i ka po shihet që nuk janë në konceptin e tij, që i proklamojë plot 20 vjet”, ka thënë Daut Haradinaj./arbresh.info
Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre p...
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...