Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk i beson deklaratave të Albin Kurtit për Gjykatën Speciale.
Ai në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit, ka thënë se Kurti është një mashtrues i mirë.
“Pasi e kam parë [Kurtin] me flamur të Kosovës në stadium, kam dilema t’i besoj kësaj deklarate që nuk do ta njohë Gjykatën Speciale. Kam punuar një kohë më të, është mashtrues i mirë. shembulli i flamurit tregon diçka. Pra është mashtrim”, ka deklaruar ai, përcjell Telegrafi.
Haradinaj ka thënë se shpreson që Kurti të mos e heq taksën 100 për qind për Serbinë, sipas tij, ky do të ishte një gabim i madh dhe i pariparueshëm.
“Unë veç shpresoj që Albin Kurti që i rrëzonte kamionët e Serbisë tash të mos i lejojë tash të i fut kamionët.
Haradinaj në “Debat Plus”, ka thënë se do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e Qeverisë së re.
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...
Vdekja e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo: Nuk dua të flas fare ...
Arbeloa dëshiron ta ketë këtë lojtar për sezonin e ardhshëm,...
Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga ...
Protestat e transportuesve po rrezikojnë tregtinë, OEK i bën...
Nisja e përkryer me Manchester United, reagon Carrick: Sapo ...