Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar institucionet dhe popullin e Shtetit të Kuvajtit, me rastin e Ditës Kombëtare.
Në urimin dërguar Ministrit të Jashtëm Sheikh Dr. Ahmed Nasser Al-Mohammed Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, shefja e diplomacisë kosovare ka shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushat e interesit të përbashkët.
“Kosova e Kuvajti po punojnë që të jenë partnerë dhe aleatë të fortë, në të mirë të popujve edhe shteteve tona, por edhe si bashkëpunëtorë për paqen. Ne e vlerësojmë mbështetjen e përhershme të Kuvajtit për Kosovën dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.”
“Krahas ndjenjës së thellë të mirënjohjes për Ju dhe vendin tuaj, Ju siguroj edhe për angazhimin maksimal, personal dhe të qytetarëve të Kosovës për forcimin e miqësisë dhe partneritetit me popullin mik të Kuvajtit.”, është shprehur ministrja.
Shteti i Kuvajtit e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 11 tetor 2011, ndërsa të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 16 janar 2013.
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...