Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi ambasadori i Ukrainës në Serbi Oleksandr Aleksandrovych ka thënë se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrim karshi shtetit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj-Stublla tha se Ukraina po bie pre e gënjeshtrës së Rusisë që i konsideron Krimenë, rajonet Donetsk e Luhansk, dhe tani së fundmi Kherson pjesë të Rusisë.
Ajo ka kërkuar nga MPJD e Kosovës që sa më parë të vë kontakt direkt ose përmes aleatëve me MPJ-në e Ukrainës, duke argumentuar qartë të vërtetën e Kosovës, dhe mos t’ia lë argumentimin vetëm Serbisë dhe Rusisë.
Postimi i plotë:
MBI ‘MOSNJOHJEN’ E KOSOVËS NGA UKRAINA
Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych paska thënë se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrim karshi shtetit të Kosovës.
“Nuk kemi marrë një kërkesë të tillë nga Kosova. Qëndrimi parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i njohur dhe i pandryshueshëm”, ka thënë ai.
Duke e “konsideruar Kosovën pjesë të integritetit territorial të Serbisë” dhe duke mos e njohur atë, Ukraina po bie pre e gënjeshtrës së Rusisë që i konsideron Krimenë, rajonet Donetsk e Luhansk, dhe tani së fundmi Kherson pjesë të Rusisë.
E vërteta është që të dyja Kosova dhe Ukraina janë shtete të pavarura, dhe asnjëra NUK i përket as botës ruse e as asaj serbe!
MPJD e Kosovës sa më parë të vë kontakt direkt ose përmes aleatëve me MPJ-në e Ukrainës, duke argumentuar qartë të vërtetën e Kosovës, dhe mos t’ia lë argumentimin vetëm Serbisë dhe Lavrovit (Rusisë)./arbresh.info/
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...
Nis seanca e sotme e Kuvendit, betohen dy deputetë të rinj
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare