Meliza Haradinaj-Stublla është dorëhequr nga posti i ministers në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Dorëheqja erdhi pas skandalimit me votat në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mes tjerash ajo ka folur edhe për tashmë ish-bashkëpartiakët për të cilët thotë se e “AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”.
“Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”, shkruan ajo mes tjerash në postimin në facebook ku e bëri të ditur lajmin për largimin nga pozita e kryediplomates dhe partia./arbresh.info/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...