Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e Kroacisë, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Gordan Grlić Radman. Me këtë rast kryediplomatja Haradinaj- Stublla ka vlerësuar lartë angazhimin e Kroacisë për Kosovën.
“Kroacia ka qenë gjithmonë shtyllë përkrahjeje dhe miqësie për Kosovën. Me kombin kroat na lidhë historia, e tashmja dhe ardhmja. Kur Kroacia ka qëndruar e fortë, edhe ne kemi qenë më të fortë”, ka deklaruar ministrja Haradinaj-Stublla.
Duke kujtuar rrugëtimin e Kroacisë në strukturat euro-atlantike kryedipolmatja Haradinaj-Stublla është shprehur se ky proces mund të shërbej si mostër për Republikën e Kosovës.
“Rrugëtimi euro-atlantik i Kroacisë, ka qenë dhe është udhërrëfyes për Kosovën. Me Kroacinë mike në krah, ky shteg është më i sigurt”, është shprehur ministrja Haradinaj – Stublla.
Me këtë rast kryediplomatja Haradinaj – Stublla ka uruar homologun e saj kroat për fitoren e zgjedhjeve së cilës i takon ai (HDZ).

Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...
Reforma e inspektimeve/ Rama: Do të ketë certifikim, trajnim...