Ministrja Meliza Haradinaj –Stublla, ka shfaqur acarim ndaj Kryeministrit Avdullah Hoti, meqë sipas saj AAK-në si partner koalicioni të LDK-së, e njoftuan përmes medieve për emërimin e Skender Hysenit koordinator për dialogun.
”Ne jemi njoftuar për emërimin e Skender Hysenit nga mediet”.
”Si partner koalicioni besoj që kjo nuk është një praktikë e cila duhet të ndiqet, sepse ne kemi punuar me transparencë të plotë me partnerët e koalicionit dhe duhet të vazhdojë një bashkëpunim i ngushtë me tranparencë në këtë temë”.
Haradinaj-Stublla, njëra ndër përfaqësueset më të larta të AAK-së në Qeverinë Hoti, ka deklaruar në Rubikon me Adriatik Kelmendin që emërimi i Skender Hysenit Koordinator, qe i panevojshëm./Klan Kosova/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...