Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PAN Ramush Haradinaj përveç me ambasadorë dhe me figura politike ka takime edhe me qytetarë të ndryshëm.
Ai sot është takuar edhe me shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari.
Takimin me të diku në një restorant të Kosovës Haradinaj e ka bërë publik vet në profilin e tij në Facebook:
Postimi i Haradinajt:
Një takim e bisedë vëllazërore, me atdhetarin e shquar, shqiptaro-amerikanin Harry Bajraktari.
Një shembull i suksesit shqiptar në Botë, Harry Bajraktari njëkohësisht mbetet një njeri i vlerave dhe i kontributeve të mëdha për Kosovën dhe shqiptarët dhe shtyllë e fortë e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara.
Folëm për Kosovën dhe për Amerikën e me interesim të shtuar për procesin e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, si hap i rëndësishëm në përmbushjen e detyrave të mëdha që na presin.
Harry Bajraktari, gjithmonë i ka qëndruar afër atdheut të tij, e kështu vazhdon t’i qëndrojë edhe sot!
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë