Kreu i Qeverisë së vendit, Ramush Haradinaj, thotë se sot janë gëzuar edhe ushtarët e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, edhe ushtarët e ish-komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Ushtarët janë shumë të gëzuar. Po nalna edhe tek ushtarët e Ibrahim Rugovës, por edhe ushtarët e Adem Jasharit. Ne me guxim do ta mbajmë veten në drejtimin më të drejtë,” tha Haradinaj, raporton arbresh.info.
Ai shprehë respektin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe zotohet për rreshtim përkrah forcave të saj.
“E kemi nderë me u rreshtue edhe si ushtri edhe si popull pas Amerikës, dhe do të jetë besnike e miqësisë tonë. Nuk ka mik ma të mirë se FSK-në po s’ka edhe armik ma të keq se FSK-në,” deklaroi Haraidnaj.
Haradinaj kërkoi paqe edhe me Serbinë.
“Nuk do të veprojmë që ushtria jonë me u kthy kundër popullit të vet. Kurrë ushtria nuk ka me u kthy kundër kërkujt. Serbët si në jug si në veri janë të këtij vendi. Ne s’kemi ardhë te rreshti që me e rreziku paqen. I ftojmë në partneritet për paqe ushtritë e rajoni. Duma partneritet për paqe dhe me ushtrinë e Serbisë, qysh e dojmë një ditë paqen edhe me Serbinë. Zoti e bekovtë ushtrinë e Kosovë,” përfundoi Haradinaj.
Këto komente ai ka bërë në ceremoninë e mandatimit të Ushtrisë së Kosovës./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2173743566210041/
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...