Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e rënduar energjetike në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.
Ai ka theksuar se situata aktuale me energjinë është alarmante dhe se nuk ka zgjidhje të mjaftueshme për të adresuar problemet përditshme që qytetarët po përballen.
Haradinaj përmes një reagimi në rrjetin social, Facebook, shkruan se shumë vendbanime janë duke përjetuar reduktime të energjisë të tejzgjatura, sidomos në periudhën kur temperaturat janë të ulëta dhe qytetarët kanë nevojë për ngrohje.
“Kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm. Është urgjente të investojmë në kapacitete të reja energjetike, përfshirë ndërtimin e termocentraleve me thëngjill dhe gaz, që të mos vazhdojë kjo traumë për qytetarët tanë, si me mungesë të energjisë ashtu edhe me fatura me çmim përtej çdo normaleje. Siguria energjetike të trajtohet si urgjencë kombëtare”, shkruhet tutje në reagimin e tij.
Shtrenjtimi i faturave, KRU “Prishtina” publikon urdhëresën ...
Ndërprerja e energjisë “Te Qafa” në Prishtinë, s...
Numërohet 83 % e votave me postë, prin VV
Adam Wharton drejt Real Madridit
Ky person po kërkohet për vjedhje, lajmërojeni policinë nëse...
Hargreaves zbulon listën e dëshirave për 2026, njëra nga to ...