Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në Këshillin Drejtues të AAK-së në Lipjan, ka thënë se është detyruar ta luftojë logjikën e sjelljes si protektorat.
Haradinaj ka thënë se e ka bërë këtë duke marrë vendime sovrane në mbrojtje të të drejtës së Kosovës.
“Udhëheqja e vendit nga Aleanca është garancë se Kosova do të veprojë në kapacitete të plota 100% shtet dhe për kthimin e vlerave tona sublime të nderit, moralit e dinjitetit”, ka shkruar ai.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:
Në Lipjan, me Këshillin Drejtues të Aleancës, theksova se nga logjika e sjelljes si protectorate, para dy vjetësh, si Kryeministër, jam detyruar ta ndërroj drejtimin e shtetit, duke marrë vendime sovrane në mbrojtje të të drejtës së Kosovës. Udhëheqja e vendit nga Aleanca është garancë se Kosova do të veprojë në kapacitete të plota 100% shtet dhe për kthimin e vlerave tona sublime të nderit, moralit e dinjitetit.
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1308152722642472
Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babain me...
Milano 2026, një olimpiadë që bën thirrje për paqe në një bo...
Parashikimi i motit në Shqipëri
ShBA thotë se vrau dy persona në sulmin ndaj një anijeje të ...
Protestohet sot kundër propozimit për shtrenjtimin e rrymës
27 vjet nga konferenca e Rambujesë