Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit tha se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës rrënjët i ka në luftën e lavdishme çlirimtare dhe në rezistencën e shumë brezave.
Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në thelb të vizionit për të sotmen dhe të ardhmen tonë qëndron si testament flijimi i dëshmorëve e martirëve.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës u lind dhe i ka rrënjët në luftën e lavdishme çlirimtare dhe rezistencën e shumë brezave për të drejtën tonë.
Sot, kur kujtojmë me nderim 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë sonë të re, reflektojmë për rrugëtimin tonë deri në Kosovën e 17 shkurtit 2008.
Në thelb të vizionit për të sotmen dhe të ardhmen tonë qëndron si testament flijimi i dëshmorëve e martirëve.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!.
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%