Haradinaj shkon për ngushëllime tek Dardan Gashi

09:58 | 3 Korrik 2019
M. A.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, pas ndarjes nga jeta të albanologut Skënder Gashi.

Haradinaj sot ka qëndruar për vizitë ngushëlluese tek familja e Gashit.

Ai tha se Kosova humbi një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar.

“Vizitë ngushëlluese në familjen e Zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut dhe rilindasit Skënder Gashi.
Kosova humbi një njeri të çmuar që tërë jetën veproi për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në Europën Perëndimore, duke u shndërruar në një figurë emblematike të atdhetarit shqiptar. I dashur Skënder, do të jetosh me ne, në dimensionet e veprës tuaj të çmuar!” ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale