Haradinaj: Shën Tereza i bënë krenarë të gjithë shqiptarët, i dha botës shembullin më unik të humanizmit

11:08 | 26 Gusht 2021
A Z

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar 111 vjetorin e lindjes së Shën Terezës.

Haradinaj thotë se  fuqia e saj rrezatuese, përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore, trashëgimia e jashtëzakonshme që la, bënë krenarë të gjithë shqiptarët.

Ky është postimi i plotë:

111 vjet më parë u lind Shën Tereza!
Fuqia e saj rrezatuese, përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore, trashëgimia e jashtëzakonshme që la, bënë krenarë të gjithë shqiptarët.
Ajo i dha botës shembullin më unik të humanizmit, duke e universalizuar në përmasa botërore mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare.
Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj./arbresh.info/

Të ngjashme