“Marrëveshja për energji nuk është implementu nga pala serbe, motivi është i qartë, ata fitojnë 30 milionë euro në vit nga ne. Kthim prapa në këtë punë nuk ka dhe nuk mund të tolerojmë pa kufi pagesën nga buxheti publik. Kemi ba një zgjidhje të përbashket kur kemi nda 1 milion euro për me mbrri deri te zgjidhja mirëpo asnjëherë te kthimi prapa”, u shpreh Haradinaj.
Ai shtoi se kjo është ende një temë aktuale, dhe duhet të punohet shumë në të ardhmen që Kosova të shtrijë juridiksionin e vet në tregun energjetik edhe në veri të Mitrovicës.
“Tema është aktuale dhe shpresoj të vijmë të përgjigja. Të gjithë e dijmë që kjo gjendje në veri nuk mundet me vazhdu. Institucionet e Kosovës duhet të vendosin kontrollin në veri në këtë aspekt. Është pastër marrje e 30 milionë eurove të Kosovës nga ana e Serbisë. Ne nuk kemi pranu për me kthy temën në gjendjen e mahershme mirëpo jemi angazhu që me e zgjidh dhe me marr përgjegjësinë. Interesi jonë është që në tregun energjetik të shtrijmë juridiksionin tonë edhe në veri të vendit”, përfundoi Haradinaj
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...