Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar rënien e disa dëshmorëve në Dukagjin, duke thënë se rënia e tyre shënon fillimin e ofensivës së shtatorit dhe ishin ditë vendimtare për rrjedhën e luftës së UÇK-së dhe të vendit tonë.
“Trimat e lirisë, dolën ngadhënjyes përballë armikut, e sakrificës së tyre i përulemi dhe i jemi falënderues përgjithmonë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Familja Zeneli e Jabllanicës dha shumë për çlirimin e vendit. Dritan Zeneli, ushtarak profesionist, teknik i aviacionit, i përndjekur nga regjimi i atëhershëm, u bashkua me kauzën e lirisë që nga fillimi. Ai i stërviste në Gllogjan luftëtarët e rinj, që të përgatiteshin për betejat e radhës. Këtë detyrë e kreu me nder, duke lënë gjurmë të pashlyera në njërin ndër kapitujt më të lavdishëm të historisë sonë, luftës çlirimtare. Komandant Fatoni, ra në krye të detyrës në Jabllanicë.
Po atë ditë, Përparim Krasniqi i familjes së Sylërexhëve të Vranocit, familje që i dha atdheut Adrian Krasniqin, u përjetësua në kufirin Kosovë – Shqipëri, duke kryer detyrën e tij të furnizimit me armë.
Në pozicionet e luftës, ranë heroikisht edhe Xhevdet Hoti nga Jabllanica e Dushkajës, Haxhi Krasniqi e Muhamet Shala nga Prapaqani, si dhe Shefqet Zukaj nga Belegu.
Rënia e tyre shënon fillimin e ofensivës së shtatorit në Dukagjin. Ishin ditë vendimtare për rrjedhën e luftës së UÇK-së dhe të vendit tonë.
Trimat e lirisë, dolën ngadhënjyes përballë armikut, e sakrificës së tyre i përulemi dhe i jemi falënderues përgjithmonë. Lavdi!
Basha: Katër vitet e ardhshme janë mandat i autostradave e h...
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime se sa vende...
I dënuari me 5 vjet burg në Shqipëri transferohet në Kosovë
Rama: Sazani tokë publike, as kemi ndërmend ta shesim, as e ...
Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...