Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se një vit pas nisjes së invazionit rus në Ukrainë, bota demokratike është me bashkuar se kurrë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, por gjeti një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve.
“Para një viti Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, duke invaduar një shtet të lirë e demokratik e mbi të gjitha një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve, Ukrainën”, tha Haradinaj, përcjell arbresh.info.
Sipas tij, Putini tani është i turpëruar dhe bota demokratike është më e bashkuar se kurrë.
“Sot Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë.
Nuk mposhtet një vend që udhëhiqet nga vlerat e medha patriotike e vizioni demokratik, nga dëshira për të jetuar në shtetin e tyre sovran në paqe e prosperitet. Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si duhet atdheu dhe si luftohet për të.
Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, qëndrojmë me Ukrainën, me popullin e saj, të tashmen dhe të ardhmen e saj.
Rrnoftë Ukraina! Slava Ukraini”, shkroi Haradinaj.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...