Sot festohet Dita Ndërkombëtare e komunitetit rom.
E në shënimin e kësaj dite Kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me disa nga qytetarët rom që jetojnë në Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ai tha se ndonëse janë ratifikuar një sërë konventash ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira të jetës.
Në mes të tjerash Haradinaj shtoi se Qeveria që e drejton ai është e përkushtuar që secili komunitet që jeton në Kosovë të jetë i barabartë dhe përfaqësuar njësoj në shoqëri, dhe se është falënderues ndaj komunitetin rom për partneritetin në qeverisje për temat e rëndësishme për vendin.
Ky është postimi i plotë i tij:
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, sot pata kënaqësinë të jem në mesin e bashkëqytetarëve tonë, për të kremtuar identitetin dhe kulturën e tyre. Romët kanë bashkëjetuar me shekuj në këto hapësira dhe kanë ndarë të mirat, por edhe të këqijat me shqiptarët dhe me të tjerët. Qeveria është e përkushtuar për të përmirësuar mirëqenien e secilit komunitet që jeton në Kosovë, sepse diversiteti kulturor është vlera më e madhe e shoqërisë sonë. RH/Arbresh.info
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...