Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mbajtur takim mobilizues me të rinjtë e partisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Me anë të një postimi në Facebook, tha se rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtylla e ndryshimit për Kosovën Fituese, shkruan Arbresh.info.
“Takimi mobilizues me të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit ishte një dëshmi e qartë e energjisë dhe përkushtimit që ata sjellin për të ardhmen e vendit tonë. Rinia është forca që e shtyn përpara çdo ndryshim dhe, si gjithmonë, rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtylla e ndryshimit për Kosovën Fituese.”, ka shkruar ai.
Ai theksoi edhe prioritetet si anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, pagë mesatare prej 1000 eurosh dhe pagë minimale prej 500 eurosh.
“Këto janë vendimet që do ta kthejnë Kosovën në një vend ku të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre dhe ku potenciali i tyre i jashtëzakonshëm vihet në shërbim të vendit tonë. Këto nuk janë thjesht fjalë, por angazhime që do të fillojmë t’i zbatojmë që nga ditët e para të qeverisjes sonë.”, ka shkruar mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...