Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve për vdekjen e luftëtarit Rexhep Ahmeti.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se me pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Rexhep Ahmeti, i cili do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë.
“Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar ai.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet
17 prilli, dita kur jepen fjalët përfundimtare për vrasjen e...
Norvegjia ul taksat e karburanteve pas ‘shpërthimit’ të çmim...
Kokalla: Dhomën e hotelit ma pagoi Valon Lluka, se unë s’e p...
Murseli: Është Liridona Murseli, jo Liridona Ademaj
Hamza pas takimit me Giaufret: Integrimi evropian dhe anëtar...