Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, me ç ‘rast theksoi se reforma është proces që e përcjellë administratën gjithë jetën.
Reforma në administratën publike, ka vlerësuar kryeministri Haradinaj, nënkupton rritje të efikasitetit dhe përmbushje të përgjegjësive profesionale, e jo shkurtim të vendeve të punës.
“Qëllimi ynë është një vlerë e re e qeverisjes në zbatim, nga vendimmarrja politike e deri te qytetari dhe anasjelltas”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoj se kjo
është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por që duhet një sistem i tërë i përgjegjësive të jetë funksional.
Duke falënderuar ministrat për përkushtimin e tyre në implementimin e reformave të nevojshme, kryeministri shprehu besimin se në takimin raportues vjetor në Bruksel, përveç dinamikës që mund të vërtetohet atje, Kosova do të tregoj rezultate konkrete të asaj çfarë ka ndodhur në reformën e përgjithshme dhe në zbatimin e MSA-së, po ashtu edhe me rezultatet në reformën e administratës publike./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën