Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka mirëpritur miratimin e Rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj dhe në kundërshtim të agresionit rus
Haradinaj përmes një postimi në ‘facebook’, tha se kjo dëshmon që Kosova është e përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci.
“Kuvendi i Kosovës ka treguar edhe një herë se Kosova është përkrah partnerëve e mbarë botës demokratike dhe kundër çdo agresioni. Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, dhe në kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Republika e Kosovës është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci”, shkroi Haradinaj./arbresh.info/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...