Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur rreth Raportit të Progresit për të cilin ka thënë se i ka konfirmuar shqetësimet për defektet qeverisëse.
Ai është shprehur se Raporti konstaton se Kosova ka probleme me krimin e organizuar, korrupsionin dhe pothuajse të gjitha proceset integruese.
Haradinaj thotë se në këtë raport Qeveria lavdërohet vetëm për votimin e Dhomave të Posaçme, dialogun dhe iniciativave që mbesin pa u zhvilluar.
Ky është reagimi i plotë i Haradinajt:
Raporti i Progresit konfirmoi shqetësimet tona për defektet serioze qeverisëse. Ky raport konstaton se Kosova ka probleme serioze me krimin e organizuar, korrupsionin dhe pothuajse të gjitha proceset integruese. Qeveria e Kosovës ka stagnime serioze, pikërisht në fushat ku krerët e Qeverisë pretendojnë se ka sukses. Politikat e zhvillimit ekonomik e posaçërisht të punësimit kanë dështuar. Arsimi është në gjendje të rëndë, kurse sundimi i ligjit është vetëm në letër. Qeveria është pa fokus qeverisës, me vendime ad-hoc, me kosto të lartë dhe tërësisht pa llogaridhënie. E paaftë që të realizojë edhe objektivat që i ka caktuar vetes, kjo Qeveri në këtë raport lëvdërohet vetëm për votimin e Dhomave të Posaçme, dialogun dhe iniciativava që mbesin pa u zhvilluar. Mund të thuhet se kjo Qeveri nuk ka karakter integrues, përkundrazi ajo edhe këtë vit dëshmoi se është pengesë në rrugën Europiane të Kosovës!
Kosova nuk ka kohë për të humbur, prandaj vendi duhet që sa më parë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet duhet parë si mundësi e forcimit të shtetit logjor dhe rritjes së ekonomisë së vendit, por edhe e kthimit të fuqisë në vendimmarrje!
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...