Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, e konsideron fakt të kryer marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Haradinaj ka thënë se malaziasit do të hyjnë në Kosovë deri aty ku është vendosur kufiri i demarkacionit në Kuçishtë.
“Vetëm nëse bëhet ndonjë luftë botërore ndërron kjo punë. Ëndrra të mos mundohet askush askujt t’i shesë”, tha ai në Rtv Dukagjini.
Haradinaj thotë se në Gllogjan malaziasit po futen deri në “sërnishte”.
Ai thotë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, flet kot kur e përmend demarkacionin.
“Vetëm tru shpëlarët dhe fansat politik që besojnë se mund të kthehet demarkacioni. Në brendi të gjithë e dimë se kjo punë është kryer. Korrigjim kufiri do të ketë. Ndonjë rregullim aty këtu por 8 mijë hektarë nuk kthehen më, mirupafshim!”, ka deklaruar ndër të tjera Nasim Haradinaj.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...