Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shtojë vëmendjen nga komuna e Rahovecit dhe ajo e Therandës, të cilat janë goditur nga stuhi me breshër e shi.
“Rahoveci dhe Theranda, përpos përballjes me pandeminë, gjatë dy ditëve të fundit janë goditur nga reshjet e mëdha të shiut, me ç’rast nga vërshimet ka pasur dëme të konsiderueshme në bujqësi. Ndajë shqetësimin me fermerët e këtyre dy komunave, të cilëve u janë dëmtuar në masë të madhe kulturat bujqësore”.
“Gjatë qeverisjes sime, kam ndarë fonde emergjente për t’iu dalë në ndihmë fermerëve dhe për rimëkëmbjen e ekonomive familjare, të cilat kanë pësuar nga reshjet dhe vërshimet në të gjitha komunat e Kosovës. Iu bëj thirrje institucioneve qendrore, që të qëndrojnë afër komunave dhe fermerëve në përballimin e kësaj situate”, shkruan Haradinaj në Facebook.

BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...