Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përderisa po qëndron në Amerikë nuk është lënë pa u pyetur për taksën 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ai ka thënë se është ushtar i Amerikës dhe i zbaton urdhërat si e parasheh tereni.
Kryeministri Haradinaj tha se populli shqiptar i takon botës që udheheqet nga Amerika dhe qëndrimet e Kosovës janë të qarta dhe ta ngjashme si të Amerikës.
“Populli shqiptar i takon botës që e udhëheq Amerika. Marrëdhenia e Kosovës me Serbinë është e ndishme se kemi pas luftë e tragjedi. Qëndrimet tona lidhen me Serbinë dhe Rusinë, janë të qarta dhe të ngjashme si ato që i ka Amerika ndaj tyre..”, tha Haradinaj, transmeton Gazeta Express.
E kur u pyet për taksën kryeministri u përgjigj.
“Unë jam njeri i terenit si ushtari i Amerikës në teren, unë i zbatoj urdhërat po i zbatoj si e parasheh terenin. Unë besoj se duke e forcu Kosovën, forcojmë interesin amerikan dhe largojmë interesin rus dhe të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.
Ndryshe, këtë intervistë Haradinaj e ka dhënë pas takimeve që pati me përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje.
“Mirë që kam mujt me qenë bashkë me Malësinë e madhe këtu në Dettorid. Kanë bo një organizim që është për respekt. Kujtuam ditën e kryengritjes së Malësisë së Madhe, po edhe ditën e flamurit. Pra urime të gjithëve këtë ditë krenare”, tha Haradinaj.
Ndryshe, kjo është vizita e parë zyrtare e Ramush Haradinajt në Amerikë.
Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi
Të pandehurit deklarohen të pafajshëm, Prokuroria paralajmër...
Me pranga në duar dhe siguri maksimale, sillen para drejtësi...
Vendimi për ligjin ushtarak, ish-presidenti i Koresë së Jugu...
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...