Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë të merret vendim për tërheqjen e Projektligjit për Financimin e Partive Politike nga Kuvendi i Kosovës.
“Pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Civile sa i përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në Komisionet Parlamentare, kam propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji nga Kuvendi i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Sipas kryeministrit tërheqja e këtij projektligji është vendim i duhur.
“Duke e ditur rëndësinë që ka ky Projektligj, për zhvillimin e demokracisë në vend, nevojës së transparencës në funksion të politikbërjes dhe përfshirjes së të gjitha palëve në krijimin e tij, tërheqja e projektligjit dhe ridërgimi i tij, me bazë të mirë ligjore dhe demokratike, është veprim i duhu!”, ka shkruar më tej Haradinaj në Facebook.
Dhjetëra organizata të shoqërisë civile nuk po pajtohen me projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike, pasi sipas ky është një projekt që shkon në interes të subjekteve të caktuara politike.
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda gjashtëmujorit të parë...
Akuza të ndërsjella mes Rashiqit dhe Listës Serbe lidhur me ...
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández