Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen financiare dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdoj ky bashkëpunim, me fokus të veçantë për mjedisin.
Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ofruan gatishmërinë për mbështetje për projektet e reja dhe vazhdimin e projekteve aktuale që Banka Botërore ka me Zyrën e Kryeministrit./arbresh.info/
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin