Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Lipjani.
Haradinaj ka thënë se Kosova Fituese nuk është thjesht një premtim – është realitet që po vjen, shkruan Arbresh.info.
“Sot në Lipjan – Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese. Në çdo shtrëngim dore, në çdo bisedë me qytetarët e Lipjanit, ndjeva forcën dhe vendosmërinë për Kosovën Fituese. Me kandidatët tanë të shkëlqyer, Ilir Tasholli dhe Albana Gërxhaliu, jemi të gatshëm të sjellim ndryshimin e vërtetë që Lipjani dhe mbarë Kosova ka nevojë. Kosova Fituese nuk është thjesht një premtim – është realitet që po vjen. Me përvojën time në udhëheqje dhe me energjinë e kandidatëve tanë, do të ndërtojmë një Kosovë që fiton në çdo fushë. Nga anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional e deri te reforma në shëndetësi, nga arsimi cilësor e deri te pavarësia energjetike – çdo premtim është i matur dhe i realizueshëml”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se ndryshe nga qeveria aktuale që ka 12 miliardë në dispozicion por asnjë projekt të realizuar, ne do të veprojmë me vendosmëri për zhvillimin e vendit tonë.
“Plani ynë është konkret dhe i realizueshëm: rritja e pagës minimale në 500 euro dhe asaj mesatare në 1000 euro, barazimi i pensioneve me pagën minimale, ulja e TVSH-së për produktet bazë, dhe trefishimi i financimit për bujqësi. Ndryshe nga qeveria aktuale që ka 12 miliardë në dispozicion por asnjë projekt./Arbresh.info/
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...