Kryeministri në largim Ramush Haradinaj pas mbylljes së mbledhjes së qeverisë në një konferencë për media ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka nevojë të vonoj shpalljen e zgjedhjeve sepse të gjitha partitë janë pro zgjedhjeve.
“Ka ba përgatitje paraprake zyra e tij ligjore. Nuk mundem me paragjyku prej tash. Ka konsultim javën tjetër. Ai i mbledh partitë politike edhe ia ofron mundësitë. Kur te gjithë kanë kërkuar zgjedhje, ai ka punë veç 5 minuta punë. E nënshkruajmë deklaratën për shpërbërje të Kuvendit”, tha Haradinaj.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme pritet që të fillojë konsultimet me partitë politike në Kosovë për tejkalimin e situatës pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj./Arbresh.info/
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...
Trump: Irani mund të shkatërrohet brenda një nate
KRU Prishtina: Deri nesër “Dardania” mbetet pa ujë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në mbështetje të studentëv...
Nuk ka minuta për Zhegrovën, Juventusi merr fitoren e radhës...
Trump flet për misionin e shpëtimit të pilotit: Shfaqje e ja...