Haradinaj pranon letër urime nga Austria, Japonia, Zelanda e Re dhe Sllovenia

13:54 | 27 Dhjetor 2019
M. A.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar letër urime me rastin e festës së Vitit të Ri 2020 nga Kancelarja austriake, Kryeministri i Japonisë, Kryeministrja e Zelandës së Re dhe Kryeministri i Sllovenisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e saj të shtetbërjes ka punuar fuqishëm që të ketë afër vende që i besojnë realitetit tonë.

“Nder i veçantë pranimi i shumë urimeve me rastin e festës së Vitit të Ri 2020 nga Kancelarja Austriake në detyrë Brigitte Bierlein, Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe Kryeministri Slloven, Marjan Sarec”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1528373587287050

Shpërndaje në rrjete sociale