Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, në një konferencë për media lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, edhe njëherë kanë shprehur kundërshtimin e opozitës së bashkuar kundrejt seancës së sotme dhe Qeverisë së vendit.
Haradinaj, tha se po dyshohet për një ide për trafikimin e votimit për zgjedhjen e presidentit, duke konsideruar se kjo nuk kjo nuk iu ka hije, as institucioneve të vendit por as kërkesave legjitime të qytetarëve.
Derisa tha se pozita po e thellon krizën politike në vend, Haradinaj shtoi se përjashtimi i sotëm i deputetëve të opozitës ka ndodhur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës.
“Për habinë e të gjithëve hetohet nguti me trafiku zgjedhjen e presidentit në parlament. Ju bëjmë thirrje partive në pushtet, pra të koalicionit, regjimit Mustafa – Thaçi që të ndalen sepse në këtë mënyrë ata po e thellojnë edhe më tutje atë që ekziston si krizë politike në vend… Ju e dini që opozita është e përjashtuar në mënyrë të habitshme . Përjashtimi nuk ka ndodhur prej kryesi së apo seancës, por prej kryetarit të parlamentit . Trafikimi i një seance tani është veprimi i radhës i kësaj logjike. Ky parlament nuk ka legjitimitet për zgjedhur president, presidenti i zgjedhur nga ky nuk është legjitim. Pra, ky veprim është vetëm vazhdimi i thellimit të krizës politike”, deklaroi Haradinaj.
Ai shtoi sedo të vazhdohet kundërshtimi i kësaj Qeverie deri në shkarkimin e saj.
Se krizën politike po e thellon pozita e tha edhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj , duke shtuar se sheshet e qytetit janë kthyer në sheshe të kundërshtimit të këtij regjimi.
“ Besojë që 24 orë mjaftueshëm kanë treguar që kjo fazë e re e protestimit të opozitës po gjen një solidaritet dhe mbështetje të të gjithë qytetarëve dhe presim që edhe më shumë të mbushen sheshet. Ashtu siç keni parë mbrëmë edhe sot njerëzit këtu këtë shesh e kanë kthyer në shesh të kundërshtimit të këtij regjimi shtetëror. Siç e tha edhe Haradinaj, ata po vazhdojnë me logjikën e vetë, ashtu siç bënë edhe regjimi duke mos reflektuar dhe duke mos bërë asnjë përpjekje për të dal nga kriza. Përkundrazi, ky regjim po e thellon krizën me veprimet që tash i kemi parë. Në mënyrë ilegale, të trafikuar e thirr kryesinë që sa më shpejtë të bëjë zgjedhjen e presidentit dhe kështu ta thellojë krizën. Ky Parlament nuk ka më legjitimitet jo për zgjedhur diçka, por nuk ka legjitimitet as një minutë me mbajt seanca. Vendi duhet të shkojë drejtë zgjedhjeve të parakohshme’, tha Limaj
Haradinaj dhe Limaj, mbajtën këtë konferencë për media në emër të opozitës së bashkuar, derisa deputetët opozitës Albin Kurti, Aida Dërguti dhe Time Kadrija morën pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë...
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...