Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradinaj, ka kujtuar heroin Sali Çekaj.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shkruar se Salihu kaloi shumë sfida jetësore, me nder, dinjitet dhe me dijen e një intelektuali, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht njëzetedy vite më parë, së bashku me bashkëluftëtarët e tij Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin.
Salihu kaloi shumë sfida jetësore, me nder, dinjitet dhe me dijen e një intelektuali. Siç jetoi, ashtu edhe ra, për lirinë e Atdheut, për të mbetur i gjallë në kujtesën e popullit dhe historisë shqiptare.
Lavdi! RH/arbresh.info/


Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut