Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës.
Ai ka thënë se në këtë 21 vjetor përulen para sakrificës së dëshmorëve.
Sipas tij trimat e Llapit në këtë betejë nisën një kapitull të ri të luftës çlirimtare.
Postimi i Haradinajt:
Në 4 ditë luftime me armikun e pabarabartë, por faqebardhë e fitimtarë.
Trimat e Llapit, nisën një kapitull të ri të Luftës Çlirimtare.
Në 21 vjetorin e Betejës së Llapashticës, përulemi pranë sakrificës së Dëshmorëve: Isë Havolli, Ismet Dërguti, Lulëzim Jashari, Skënder Zejnullahu, Miftar Zejnullahu, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli e Jetullah Kastrati.
Lavdi!
RH
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku