Në Kuvendin e Kosovës ka filluar Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj gjatë interpelancës në Kuvend ka folur rreth pagës minimale në sektorin privat duke thënë se është koha që punëtorëve të sektorit privat t’iu mundësohet pagë me e dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës
“Ne nuk kemi drejtë me paragjyku propozimin, por si kryetar qeverie e kam menduar koeficientin që kish qenë i respektueshëm. Ideja është që mos me lan pagë nën 239. Ne gjithë jemi të vetëdijshëm që heronj ekonomik në Kosovë janë sipërmarrësit ata që punësojnë njerëz, që e hapin një vend të punës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka theksuar se nuk mund të rriten pagat minimale pa i forcuar këta sipërmarrës.
“Si Kosovë i kemi ndërmarrë disa veprime por që nga viti 2011 kjo temë është në tavolinë është dashtë më i dhanë përkrahje atyre që punësojnë njerëz që me i rritë pagat minimale. Ne duhet të punojmë së bashku të gjitha palët që ta rregullojmë edhe trajtimin e respektueshëm të punësuarve në sektorin privat. Na duhet një kujdes i ndërsjellë, kemi disa mekanizma që mund t’i përkrahin”, ka shtuar kryeministri.
Tutje, Haradinaj ka thënë është koha që punëtorëve të sektorit privat t’iu mundësohet pagë me e dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës.
“Duhet të theksoj se si qeveri i mirëpresim vendimet dhe përkrahjen e parlamentit. Është një moment kohor i duhur që prej 2011-ës. Jemi të interesuar që të iu mundësojmë pagë më të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës. E dimë se sa shumë persona kanë vdekur e janë lënduar në vende pune. Kujdesi për pagën minimale është produkt i kohës dhe i ka ardh koha që ne ta bëjmë së bashku”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/423538008207161/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...