Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj ka përgëzuar kryetarët e komunave për betimin e dhënë, me theks të veçantë 5 kryetarët nga radhët e AAK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka dënuar veprimet e kryetarëve të Listës Serbe, të cilët kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes nga zyrat, shkruan Arbresh.info.
“I përgëzoj të gjithë kryetarët e komunave që kanë dhënë betimin, me theks të veçantë 5 kryetarët prej radhëve të AAK dhe i inkurajoj të vazhdojnë punën e tyre në interes të qytetarëve dhe gjithmonë në përputhje me ligjin e Kushtetutën”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje kreu i AAK-së ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi kryetarët e komunave nga komuniteti serb që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Njëkohësisht jam tejet i indinjuar që kryetarët e Listës serbe në komunat veriore, i kanë hequr simbolet e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes dhe kërkoj që urgjentisht t’i rikthejnë në vendin që u takon. Po ashtu, edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar, BE dhe ShBA, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që kryetarët e komunave nga komuniteti serb ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe të punojnë në harmoni me to”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
Tre migrantë të vdekur në kufirin Kroaci-Bosnje
Mbrojtja kërkon aktgjykim lirues të ish-shefit të AKI-së për...
Operacion kërkimi për 18 vjeçarin Yll Hiseni
Kurti inspekton punimet finale të Qendrës Multifunksionale n...
Kurti viziton punimet në Pishinën Gjysmëolimpike në Podujevë
“Çështje e KQZ-së”, Kurti për moscertifikimin e ...