Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Maqedonia e Veriut ka përmbyllur me sukses procesin e zgjedhjeve parlamentare.
Haradinaj me anë të një shkrimi në facebook ka thënë se partitë politike dhe qytetarët me maturi e kulturë politike, treguan orientimin e tyre për shtet që respekton vlerat universale të demokracisë, shkruan arbresh.info.
Ai poashtu u ka bërë thirrje edhe një herë liderëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që për hir të votuesve të bashkohen për qeverisjen e vendit.
Postimi i tij i plotë:
Maqedonia Veriore përmbylli me sukses procesin e zgjedhjeve parlamentare. Partitë politike dhe qytetarët, me maturi e kulturë politike, treguan orientimin e tyre për shtet që respekton vlerat universale të demokracisë.
Duke përgëzuar të gjitha partitë për rezultatet, në veçanti uroj të gjithë ata që fituan besimin e shqiptarëve për të përfaqësuar interesat e tyre.
Edhe njëherë, ju bëj thirrje liderëve shqiptarë që për hir të votuesve të tyre, të bashkohen për qeverisjen e vendit.
RH
Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...