Ka nisur sot në Sofje të Bullgarisë, Forumi Ekonomik i Vjenës, në të cilin Kosova po përfaqësohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.
Komunikata për media e dërguar nga Kryeministria tregon se Forumi Ekonomik i Vjenës, po mbahet nën kryesimin e Bullgarisë e cila udhëheqë edhe me Presidencën Evropiane, dhe në të cilën përveç Kosovës po marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi derisa nikoqir i këtij samiti është Boyko Borissov, Kryeministër i Bullgarisë, transmeton Express.
Bashkëpunimi Regjional, si pjesë e integrimit Evropian, Realiteti i Ballkanit Perëndimor, pritjet dhe përgjegjësitë, janë temat e këtij forumi.
Forumi Ekonomik i Vjenës po shihet si një platformë e mirë për të vendosur bashkëpunim konkret ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në sesionin plenar të këtij forumi, Kryeministri Haradinaj do të shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturorë të Kosovës dhe planet dhe pritet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit./Gazeta Express/
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...