Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deportimit nga Kosova të sekretarit për marrëdhënie me jashtë të Vetëvendosjes, Boiken Abazi, shtetas shqiptar.
Haradinaj këtë veprim të autoriteteve vendore e quajti “goditje të egër të një pushteti të egër.”
Haradinaj, në Facebook shkruan se ky është kulmi i absurditetet;
“E përjetuam edhe një goditje të egër të një pushteti të egër! Deportimin e një shtetasi shqiptar,(Boiken Abazi) nga Prishtina në Tiranë! Ai është përzënë nga Kosova, në kohën kur në këtë vend, me leje e pa leje, hyjnë e dalin dreqi e i biri! Ky është kulmi i absurdit të shtetit ligjor!”, ka shkruar Haradinaj.
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...