Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se rritja ekonomike në vitin 2018 do të jetë 4,6 për qind.
Haradinaj tha se përgatitja e buxhetit për vitin 2018 merr në tërësi parasysh kontekstin makroekonomik të vendit, shkruan arbresh.info.
“Përgatitja e këtij buxheti merr në tërësi parasysh kontestin makroekonomik të vendit. Ka dinamizëm më të përshpejtuar të ekonomisë së vendit. Në vitin 2018 ekonomia jonë pritet të rritet me 4,6 për qind. Do të marrim masa për zvogëlimin e informalitetit”, ka deklaruar Haradinaj sot në seancë të Kuvendit ku po bëhet Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.
Kujtojmë se muajin e kaluar është bërë Shqyrtimi i Projektligjit për Plotësim-Ndryshimin e Ligjit për buxhetin e vitit 2017./arbresh.info/
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...