Kryeministri Ramush Haradinaj, pas takimit me delegacionin e NATO-s tha se delegacioni e drejtuar nga zëvendës-sekretarja e përgjithshme, Rose Guttemoller, kanë biseduar për rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit në NATO.
“Së bashku me Presidentin dhe zv.kryeminsitrin Jevitq, kemi pritur një delegacion të NATO-s. Me këtë delegacion kanë biseduar për dinamikën e Kosovës, dinamikat euro-atlantike drejtë anëtarësimit në NATO”, tha Haradinaj për ekonmiaonline.com.
“Shfrytëzoj rastin të falënderoj delegacionin për këtë angazhim, për këto procese shumë të rëndësime për Kosovën”.
Haradinaj bashkë me presidentin Hashim Thaçi, kanë zhvilluar një takim me ambasadorët e NATO-s në Kosovë.
Në takim kanë marr pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, dhe ai britanik Ruairi O’Connel.
Në takim gjithashtu ishin edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Dalibor Jevtiq, Avni Arifi këshilltar i Haradinajt, dhe Bekim Çollaku këshilltar i presidentit Thaçi.
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...